LAJMI I FUNDIT:

Kush është vrasësi i Martin Neshkoskit?

Kush është vrasësi i Martin Neshkoskit?

Gazeta javore “Fokus” në Maqedoni, bën të ditur se Prokuroria Speciale Publike (PSP) dyshon se vrasësi i Martin Neshkoskit, është një person tjetër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj javore, i dënuari për vrasjen e Neshkoskit, Igor Spasov, është shndërruar në dëshmitarë të rastit. PSP-ja beson se Neshkovski është goditur në kokë, por jo në sheshin e Shkupit.


Spasovi ka mohuar se e ka goditur në kokë tashmë të vdekurin, Martin Neshkoski. Ai është i dënuar me 14 vite burg./Telegrafi/