LAJMI I FUNDIT:

Kush ha e nuk e përdor telefonin në këtë restorant, paguan më pak

Kush ha e nuk e përdor telefonin në këtë restorant, paguan më pak

Janë të shumta përpjekjet në mbarë botën që synojnë të shkëpusin lidhjen me telefonat e zgjuar. Tentimi i fundit vjen nga është një restorant në periferi të Teramos në Itali.

Dy pronarët e restorantit luksoz kanë menduar të ofrojnë 15 për qind zbritje nga fatura. për të gjithë klientët që paraqiten për të ngrënë pa telefonin me vete.


Kështu, siç lihet një çadër, xhaketa apo pallto, në hyrje duhet të lihet celulari.

“Shohim gjithnjë e më shumë klientët që vijnë për të ngrënë dhe mes tyre nuk ndodh thuajse asgjë, nuk bisedohet më asgjë, por mendjen e kanë tek telefoni”, thotë Roberto Tulli, njëri prej pronarëve të restorantit.

“Ideja lindi prej nevojës për t’u kthyer në normalitet, të shohim njerëz që teksa shijojnë ushqimin dhe verën tonë të bisedojnë me njëri-tjetrin”, thotë Clara Di Cesare, menaxhere e restorantit.