LAJMI I FUNDIT:

Kush i prinë artit në Kosovë?!

Këngëtarët dhe artistët në Kosovë janë kampionë në çrregullimin e moralit të shoqërisë. Me keqardhje dëshmoj se janë kategoria më e ulët që nuk i kontribuojnë aspak qytetërimit dhe intelektualitetit njerëzor; edhe pse në mediume janë të parët që dalin; edhe pse fitojnë duartrokitje të shumta; edhe pse fitojnë shuma të majme parash; edhe pse gëzojnë njëfarë prestigji dhe famë në shoqëri; edhe pse u shkojnë prapa shumë ithtarë, shumica prej tyre të rinj… ata mbesin gjeneratorët e energjisë për shthurje morale e intelektuale.

Të sëmurë nga sëmundja e kartierizmit, të dehur pas epsheve e kënaqësive egoiste të kësaj bote – duke bërë përjashtime në disa individë, por në shumicë dërrmuese janë bartës të mesazheve pro-amoralitetit – janë shumë komercialë, janë me të vërtetë shpëlarës të trurit. Me një fjalë: ata jetojnë vetëm për ta fituar simpatinë e njerëzve!

Andaj, të kemi kujdes, të mos i imitojmë verbërisht, por t’i ”rrahim” shkencërisht sepse ne jemi modeli për ta, e jo ata për ne.

Dhe, prova e argumenti më faktik për këtë është gjendja momentale morale e intelektuale e rinisë sonë, ku të ndikuar nga joshjet dhe performancat e arteve të shthurura të tyre, janë në një prapambeturi të tillë.

Edhe pse s’pajtohen shumë me këtë që shkrova, unë do t’i rri prapa këtij qëndrimi deri në vdekje, nëse vazhdon një gjendje e tillë. Është opinion i imi dhe kush të dojë le të pajtohet, e kush të dojë le të hidhërohet, . E them dhe e shkruaj atë që e kam në zemër dhe mendje. Nuk falsifikohem dhe nuk dyftyrësohem. Pres edhe kritika prej jush.

Ju faleminderit.

Në trend

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Kalo në kategori