LAJMI I FUNDIT:

Kush po e fiton luftën e ftohtë të Lindjes së Mesme?

Kush po e fiton luftën e ftohtë të Lindjes së Mesme?
Ilustrim

Robert Harvey

Ashtu si me Luftën e Ftohtë mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, konflikti nuk përfshin drejtpërdrejt përballje ushtarake mes rivalëve kryesorë, të paktën ende jo. Po luftonte diplomatikisht, ideologjikisht dhe ekonomikisht – sidomos në tregjet e naftës – dhe përmes luftërave të deleguara si konflikti në Siri dhe Jemen. Ka pak probleme në Lindjen e Mesme që nuk mund të vijnë prej rivalitetit për pushtet të Arabisë Saudite dhe Iranit.


Për momentin, iranianët duket se po shkojnë mirë. Duke ndjekur vendimin e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei për të rënë dakord me një marrëveshje ndërkombëtare që kufizon kapacitetin bërthamor të Iranit për qëllime paqësore, sanksionet e perëndimit janë hequr të gjitha. Tani është sërish e pranueshme të bëhet biznes me Iranin, ekonomia e tij e sëmurë pritet të gjallërohet. Ndërkohë, aneksimi i çuditshëm de fakto nga Irani i pjesëve të Irakut, – çuditërisht me pranimin amerikan – vazhdon sepse askush përveç të ashtuquajturit “Shtet Islamik” nuk ka stomak t’i bëjë ballë.

Irani gjithashtu ka një avantazh të madh në numër, me një popullatë të vlerësuar prej 77 milionë banorësh, krahasuar me 28 milionë të Arabisë Saudite. Ndërsa ushtria e tij është më pak e pajisur se ajo e kundërshtarit, ajo është më e madhe. Për më tepër, aleati kryesor arab i Iranit, presidenti sirian Bashar al-Assad, ka marrë një jetëgjatësi ndërsa konflikti në vendin e tij vazhdon të zvarritet.

Kjo i ka bërë sauditët të ndihen të braktisur dhe të dobët. Ata besojnë se aleati i tyre më i madh deri më tani, SHBA-ja, i ka tradhtuar duke përfunduar një marrëveshje bërthamore në Iranin. Ndërkohë, ata kanë frikë se mos kaosi në Irakun fqinj i ka ekspozuar ata ndaj rreziqeve strategjike kronike.

Sauditët gjithashtu kanë hasur një seri kritikash të llojin e tyre të Islamit Vahabit, i cili fajësohet gjerësisht për nxitje të ekstremizmit dhe frymëzim të terrorizmit. Ndërkohë, historia e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, përfshirë mohimin e të drejtave elementare të grave – është në analizë të vazhdueshme.

Në këtë kuadër, Mbretëria po lufton kundër armiqve të vet. Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud është në krye të shtetit, por djali i tij, princi Mohammad bin Salman Al Saud, mban shumicën e pushtetit.

Si ministër i mbrojtjes, Mohammad ka vazhduar politikën saudite të mbështetjes së rebelëve anti-Assad në Siri, ashtu sikurse Turqia, ndërsa ka nisur një luftë kundër fiseve pro-iraniane në Jemen (me një kosto të madhe humanitare). Ai gjithashtu ka mbështetur, në mos nxitur, një rritje të shtim të dhunës në atdhe dhe ka lançuar një sulm ekonomik kundër Iranit – pasojat e të cilit janë parë, deri së fundmi, në çmimet globale të naftës.

Në fillim të majit, ministri i naftës i Arabisë Saudite, Ali al-Naimi, u zëvendësua nga Khalid al-Falih, një aleat i Mohammad. Ky ndryshim është një tregues i vendosmërisë së Mohammad për të përdorur çmimet e naftës si një armë kundër Iranit dhe aleates së tij, Rusisë. Si prodhuesja më e rëndësishme e naftës me rezerva të lira, Arabia Saudite mund të vendosë vetë se ç’pasojë tregu do të ketë.

Dhe për tani, Sauditët po e lundrojnë tregun. Ata po kërkojnë të sundojnë në Iran dhe Rusi, të cilat kanë nevojë të dyja për çmime më të larta të naftës për të ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Ata po shpresojnë të falimentojnë prodhuesit amerikanë të naftës që kanë reduktuar varësinë e Amerikës për naftën e Lindjes së Mesme. Siç deklaroi Mohammad së fundmi, Mbretëria nuk i ka problem çmimet e naftës; “30 apo 70 dollarë – njëlloj është për ne”. Irani dhe Rusia, përkundrazi kanë nevojë që një fuçi nafte të vlejë të paktën 70 dollarë.

Industria amerikane e naftës ka provuar ka provuar se është më rezistente dhe më freksibël nga sa pritej, fusha më të lira të nxjerrjes së naftës janë hapur ndërsa të vjetrat janë mbyllur. Por ofensiva saudite e naftës ka ndihmuar në bindjen e Iranit dhe Rusisë për të tërhequr Assadin, me shkelma dhe ulërima për të negociuar.

Plani i ri ekonomik i Mohammad, Vision 2030, zbuluar në maj, është një tjetër front në luftën ekonomike, projektuar për të treguar se Arabia Saudite është imune ndaj presioneve ekonomike vendase që prekin Iranin dhe Rusinë. Plani bën thirrje për diversifikim ekonomik dhe parashikon krijimin e një fondi të madh sovraniteti për të mbrojtur ndikimin e uljes së të ardhurave nga nafta që klasa sunduese e ka përdorur zakonisht për të blerë paqe sociale.

Strategjia saudite nuk është pa kosto. Remitancat e Gjirit prej rreth 10 miliardë dollarë në vit në Egjipt (edhe vetë në presion gjithnjë e më të madh ekonomik dhe në një rënie të turistëve pas sulmeve terroriste) kanë shkuar në rreth 3 miliardë dollarë. Dhe financimi i Libanit ka rënë thuajse plotësisht.

Ende, rezultati afatgjatë i kësaj lufte të ftohtë nuk është i vështirë për t’u parashikuar. Irani dhe Rusia nuk mund të jenë më shumë se fuqi mbështetëse në botën arabe. Shiitët mund të arrijnë ta ruajën ndikimin në Irak, Siri dhe Liban (përmes Hezbollahut), por ata nuk mund të konkurrojnë më gjerësisht. Rreth 90 për qind e arabëve janë suni myslimanë dhe kështu aleatë të mundshëm sauditë.

Sauditët mund të përballojnë të jenë më të pjekur dhe më pak dyshues nga sa kanë qenë. SHBA duhet të ndërmarrë hapa për t’i siguruar ata për këtë – ndërsa nuk e ul presionin për përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe zbatimin e reformave politike dhe ekonomike. /Project Syndicate/reporter.al/