LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja: Kërkesa e Komisionit për Ligjin për Trepçën do të shqyrtohet në përputhje me Kushtetutën

Kushtetuesja: Kërkesa e Komisionit për Ligjin për Trepçën do të shqyrtohet në përputhje me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se ka pranuar kërkesën e Komisionit për Legjislacion për Ligjin e Trepçës, e cila thekson se nëse përshpejtimi i këtij rasti është i pamundur, atëherë Gjykata Kushtetuese të pezullojë të gjitha efektet e ligjeve tjera dhe akteve nënligjore që ndërlidhen me Trepçën deri në përfundimin e kësaj lënde.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa e Komisionit do të shqyrtohet në pajtim me Kushtetutën.


Muhamet Mustafa, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka thënë se beson që duke marrë parasysh rëndësinë e këtij ligji, Gjykata Kushtetuese do të shfrytëzojë gjithë kapacitetet e  saj për ta trajtuar me prioritetin e duhur.

Sipas tij, ka mjaft kohë që të trajtohen dhe verifikohen të gjitha dokumentet brenda kësaj periudhe.

“Duke marrë parasysh për mbajtjen e parashtresës së Listës Serbe që ka të bëjë me çështje procedurale, e të cilat mund të verifikohen lehtë pasi ka dokumente që i provojnë me saktësi, besoj se ka mjaft kohë që të trajtohet brenda kësaj periudhe, por natyrisht Gjykata Kushtetuese i ka procedurat dhe rregullat e veta dhe unë nuk mund të hy më shumë në elaborim të kësaj çështjeje”, tha Mustafa.

“Në sistemin tonë ligjor ka zgjidhje që do të evitonin pasojat negative lidhur me perspektivën e Trepçës dhe ato midis të tjerash i janë propozuar Gjykatës nga Komisionet përkatëse të Kuvendit dhe nga Qeveria”.

Edhe Gjykata Kushtetuese në konfrimimin e saj për Telegrafin ka theksuar se komentet e Komisionit tashmë janë pranuar në Gjykatë dhe do të shqyrtohen në pajtim me Kushtetutën.

“Komentet e Komisionit tashmë janë dorëzuar në Gjykatë dhe ato do të shqyrtohen në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, si dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Telegrafin.

Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit duke e shtjelluar më tej këtë çështje ka kërkuar në mbledhjen e mbajtur dy ditë më parë, që nëse përshpejtimi i këtij rasti është i pamundur, atëherë Gjykata Kushtetuese të pezullojë të gjitha efektet e ligjeve tjera dhe akteve nënligjore që ndërlidhen me Trepçën deri në përfundimin e kësaj lënde nga Gjykata Kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori