LAJMI I FUNDIT:

Kushtëzimet e dashnoreve për burrat e martuar – 10 raste në gjykatë

Kushtëzimet e dashnoreve për burrat e martuar – 10 raste në gjykatë

Të zësh të dashur kur je i martuar tashmë mund të të kushtojë shtrenjtë, edhe financiarisht.

Në Gjykatën e Tiranës po gjykohen 10 raste të vajzave gjobvënëse, të akuzuara se kërcënojnë burrat e martuar se do t’i dërgojnë bashkëshorteve të tyre fotot apo mesazhet e nxehta të aferave jashtë martesore.

Xhensila Bylyku, 28 vjeçe është një e dënuar në mungesë e shpallur në kërkim për gjobëvenie pas vendimit që i dha dy vjet heqje lirie.

Vajza nga Elbasani u shpall fajtore pasi kërcënonte një biznesmen që e kishte njohur në Facebook se bisedat intime me të do t’ia dërgonte bashkëshortes së tij.

“Fillimisht ajo më kërkonte t’i mbushja telefonin, pastaj më thoshte se ti kam regjistruar bisedat e do t’ia nis bashkëshortes. Kjo situatë vazhdoi deri në fund të dhjetorit kur ajo më tha se shpëtoja prej saj duhet ti dërgoja 1 mijë euro. Nuk pranova. Por ajo më tha se do ti shkruante gruas time në facebook. I dërgova 700 euro. Pas disa muajsh ajo u kthye sërish dhe më tha: që të zhdukem nga jeta jote dua 2 mijë euro”, shprehet kallëzuesi në materialet hetimore.

Xhensila është një ndër 10 rastet e gjykuara gjatë 2015-s në të cilat rezulton se të akuzuarit kanë përdorur foto dhe materiale intime të ish-partnerëve të tyre për t’ju vënë gjoba.

Rasti më tipik është ai i një studenteje në vitin e dytë, e cila pas një marrëdhënieje 1-vjeçare gjobiti ish-të dashurin.

“Ke kohë deri në orën 16:00 të hedhësh në llogari 15 mijë euro përpara se gruaja jote ta marrë vesh historinë tënde. Hidhi në llogarinë me emrin Desilvja. Mos harro.. kam foto, di shkollën e vajzave të tua, shtëpinë tënde, kam aq arsye sa të vi që sot. Dhe mos guxo të bësh lojëra, mos e qaj me njëri hallin, e gjitha mbyllet këtu në mënyrë të drejtë”.

Aktualisht nën gjykim për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, është edhe 28-vjeçari Bafti Nerguti, për të cilin prokuroria thotë se ka gjobitur ish-të dashurën.

Ndërkohë që në Shkodër dy 25-vjeçare u arrestuan pasi i kërkonin një vajze 1 mijë euro, në të kundërtën e kërcënonin se do t’ia publikonin fotot në Facebook.

Krimet e Rënda kanë gjykuar për 2015, 40 raste gjobëvëniesh, më tipiket ato mes partnerësh dhe mes adoleshentësh që kërcënojnë njëri-tjetrin. Fare pak janë gjobëvëniet ndaj biznesmenëve për të cilat të jenë dënuar grupe kriminale. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori