LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi e “njeh” Gjuriqin si drejtor të “Zyrës për Kosovë e Metohi”

Kuvendi e “njeh” Gjuriqin si drejtor të “Zyrës për Kosovë e Metohi”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në agjendën e seminarit të 93-të Rose Roth, nga Asambleja Parlamentare e NATO-s – që do të mbahet në Prishtinë – Marko Gjuriq prezantohet si drejtor i “Zyrës për Kosovë dhe Metohi”.

“Më 22-24 tetor, Asambleja Parlamentare e NATO-s, do të mbajë në Prishtinë, Seminarin e 93-të Rose Roth. Meqë si subjekt politik do të jemi të pranishëm me tre përfaqësues, dje nga Kuvendi i Kosovës kemi pranuar agjendën e këtij organizimi.


Sipas së njëjtës, panelist në sesionin e II-të, do të jetë edhe Marko Gjuriqi, i njëjti i cili në secilën formë lufton Republikën e Kosovës.

Por, ajo që vërtetë është skandaloze dhe për ne e papranushme, është pranimi që Kuvendi i Kosovës, i bën zyrës për ‘Kosovë dhe Metohi’, pasi që në këtë axhendë thuhet se i njëjti do të përfaqësoj zyrën për “Kosovë dhe Metohi”.

Nuk kam informacione se nga kush është përpiluar kjo, por për këtë skandal duhet të na jap përgjegjësi, Xhavit Haliti, i cili njëherit është edhe kryesues i delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s.
Bashkëngjitur gjeni faqen 3 të kësaj agjende”, thuhet në reagimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori