LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonosë e miraton Raportin për punën e DMDhP për vitin 2015

Kuvendi i Maqedonosë e miraton Raportin për punën e DMDhP për vitin 2015

Kuvendi i RM-së sot pasdite ka miratuar Raportin vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale për vitin 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LSDM opozitare ka votuar kundër këtij Raporti me arsyetimin se Drejtoria gjatë vitit të kaluar kur janë publikuar të ashtuquajturat bomba të bisedave të përgjuara nuk ka ndërmarrë asnjë masë aktive. Akuza dhe kritika janë drejtuar edhe kah drejtori paraprak i cili ka thënë se Drejtoria nuk mund të veprojë derisa zbatohen hetimet penale dhe ka preferuar të mos përfshihet për t’iu  shmangur akuzave për mbajtje ane. Sipas LSDM-së, kjo tregon se ky institucioni nuk është i pavarur.


Akuza të ndërsjella midis deputetëve të pushtetit dhe opozitës kishte edhe pas raportit për punën e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës në vitin 2015, të cilin deputetët e LSDM-së e quajtën komisioni për mbrojtje të monopolizmit dhe të konkurrencës jo besnike. Ata kanë votuar kundër raportit, sepse gjithnjë sipas tyre ai nuk i përmban të dhënat për shumën e parave të cilën e marrin investitorët e huaj si ndihmë shtetërore, duke thënë se ky informacion nuk mund të arsyetohet si sekret afarist.

Pa debat pasdite u votuan edhe raportet vjetore për punën e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurën administrative dhe procedurën nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë dhe të komisionit shtetëror për vendosje në shkallën e dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurën për kundërvajtje në vitin 2015./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori