LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton shpërndarjen e mandateve

Kuvendi miraton shpërndarjen e mandateve

Parlamenti ka votuar sot rishpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit sipas formulës së vitit 2009. Shpërndarja e mandateve u miratua me 72 vota pro dhe 63 kundër dhe 1 abstenim ndërsa seanca plenare u shoqërua me debate dhe akuza të ndërsjella nga të dyja palët.

Në fund të votimit, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka bërë sërish thirrje opozitës të votojnë 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian. “Të votojmë 3 ligjet për të marrë statusin e vendit kandidat. Të hënën vjen edhe zoti Fyle. Të bëjmë detyrën tonë”, tha Topalli.

Ndërkohë më herët, relatori i çështjes, Edi Paloka ka lexuar para deputetëve relacionin për ndarjen e mandateve, miratuar nga Komisioni i Ligjeve, vetëm me votat e shumicës. “KQZ ezauroi plotësisht rrugën administrative për të vendosur për çështjen e ndarjes së mandateve. Ai nuk mundi të miratojë vendim për këtë çështje, pasi nuk u arrit numri i kërkuar i votave pro. Njollosja e procesit që në fillim nga anëtarët e propozuar nga opozita, që në vend të zbatimit të ligjit, bënë zbatimin e urdhrit si militantë politik. Kuvendi ka kompetencë të plotë të miratojë ndarjen e mandateve të deputetëve, është detyrim i vendosur në Kodin Zgjedhor. Kuvendi nuk mund të lejojë futjen e procesit zgjedhor në kolaps”, tha Paloka.


Ndërsa deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka akuzuar maxhorancën për diktat politik dhe ndarje të mandateve në shkelje të plotë të ligjit. “Paniku që e ka zënë Berishën po e bën të veprojë në mënyrën më të njëanshme. I vetmi qëllim i tij është të mbrojë interesin e tij personal dhe familjes, që duke braktisur certifikatën të gëzojë ekzilin e tij politik në qetësi. Kjo s’ka për të ndodhur”, theksoi Gjiknuri.

Ai ka akuzuar mazhorancën se po konsumon një krim të dyfishtë elektoral, pasi po uzurpon pushtetin dhe po shtyp barazinë e votës së shqiptarëve.

Mos gjetja e konsensusit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e rishpërndarjes së mandateve, bëri që Kuvendi të miratojë formulën e vjetër të vitit 2009 të mandateve.

Me votimin e sotëm, mandatet e Kuvendit për zgjedhjet e 23 qershorit do të kenë të njëjtën shpërndarje, siç është konfigurimi i Parlamentit sot. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori