Kuvendi i Kosovës gjatë këtyre tetë muajve ka mbajtur vetëm 17 seanca, në të cilat ka miratuar 35 ligje apo 25 për qind të agjendës legjislative për këtë vit. Ndërsa në procedurë të miratimit janë 20 ligje, kurse në pritje 80 të tjera.
Deputetët e opozitës thonë se numri i vogël i seancave pas bojkotimit të punës së Kuvendit nga opozita dëshmon se koalicioni qeverisës nuk është serioz dhe se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja të parakohshme, në mënyrë që të zgjidhet legjislacioni dhe qeveria e re, shkruan “Zëri”.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka thënë se fatkeqësia e kësaj legjislature janë Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi, pasi, sipas saj, nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka krijuar situatë kur puna e Kuvendit nuk mund të ishte më normale.
“Situata e krijuar pas këtyre dy marrëveshjeve e ka pamundësuar zhvillimin normal të punës së Kuvendit. Edhe pasi ne kemi dalë nga Kuvendi është vërtetuar se ne kemi pasur të drejtë kur kemi thënë se nuk mund të ketë normalitet në Kuvend derisa të anulohen këto dy marrëveshje. Edhe pasi kemi dalë ne, Kuvendi ka vazhduar me intensitet të ulët punën, ka pasur pak seanca dhe janë miratuar pak ligje”, është shprehur Haxhiu. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi