LAJMI I FUNDIT:

Ky është ariu që jetonte me bukë dhe birra në Shqipëri (Foto)

Ky është ariu që jetonte me bukë dhe birra në Shqipëri (Foto)

Lajmi për lirimin e ariut Tomi është publikuar edhe nga “Daily Mail”.

Më herët media britanike kishte bërë një artikull të gjatë ku tregoheshin kushtet e mjerueshme në të cilat jetonte ariu. Madje, gazeta britanike e quante si një prej arinjve më të trishtuar në botë.


“Prej dy vitesh Tomi jetonte i burgosur dhe ishte i detyruar që të mbijetonte me bukë dhe birra. Tani, ariu i mrekullueshëm shqiptar, i cili njihej ndryshe si ariu më i trishtuar në botë, kur u gjendja e tij u zbulua nga Mail, më në fund u lirua nga qelia e tij”, shkruan gazeta britanike.

Më tej në artikull theksohet se ariu i murrme ishte rrëmbyer nga habitati i tij, në mënyrë që të shërbente si një atraksion turistik. Dhe për dy vjet, ky ka qenë funksioni i Tomit, përcjell GSH.

“Dje, qeveria shqiptare bëri të mundur lirimin e tij dhe tani ariu është gati të nisë një jetë të re në natyrë dhe kjo falë mbështetjes së madhe të publikut britanik”, theksohet në artikull.

Ai është dërguar në kopshtin zoologjik të Tiranës ku do të kontrollohet nga veterinerët dhe më pas do të dërgohet në Kosovë.

Carsten Hertwig një ekspert arinj në një organizatë në Shqipëri ka rrëfyer: “Tomi është në një gjendje të mjerueshme. Dhëmbët e tij janë shumë të dëmtuar dhe ka disa dëmtime në pjesën e sipërme të trupit”.

a1

a2

a3

a4

a5

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori