LAJMI I FUNDIT:

Ky është efekti i ujit, qumështit, lëngjeve dhe pijeve të gazuara tek dhëmbët (foto, video)

Ky është efekti i ujit, qumështit, lëngjeve dhe pijeve të gazuara tek dhëmbët (foto, video)

Ky test-hulumtim është realizuar në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” dhe ka për qëllim sensibilizimin-informimin e fëmijëve-nxënësve dhe qytetarëve tjerë mbi efektet e ujit, qumështit, lëngjeve dhe pijeve të gazuara tek dhëmbët.

Dr. Xheladin Ujkani, Stomatolog
Klinika Dentare “Dent-In”
Ideator dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”
Drejtor Ekzekutiv i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”
tel: 044/049 411 866


Ky test është realizuar nga data 7-24 qershor 2016.

Rezultati: Nga video-fotot shihet se:

a) uji dhe qumështi nuk kanë dhënë efekte të dëmshme tek dhëmbët,

b) pijet e gazuara kanë dhënë efekte të dëmshme në strukturën e kurorës dhe rrënjës së dhëmbit (shiko ngjyrën e dhëmbëve), ndërsa lëngjet me sheqer kanë jep efekt në strukturën e kurorës së dhëmbit.

Këshilla e parë për fëmijët-nxënësit: Dhëmbët duhet të pastrohen në mëngjes, gjatë ditë sipas nevojës dhe në mbrëmje para gjumit.

Për mënyrën e pastrimit të dhëmbëve, mëso nga videot e publikuara në kanalin “DentinGroup” në YouTube, kanalin zyrtar të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

Këshilla e dytë për fëmijët-nxënësit: Përdorni më tepër ushqime të shëndetshme për dhëmbët: Ujë, qumësht, çaj kamomili, djathë, bukë, pemë dhe perime të freskëta.

Këshilla e tretë për fëmijët-nxënësit: Largohuni sa më tepër nga ushqimet e dëmshme për dhëmbët: Çokollatat, ëmbëlsirat, bonbonet, çipsat, kikirikët, farat me krip dhe piper, pijet e gazuara.

Ftojmë të gjithë fëmijët t’iu përmbahen këshillave të mësipërme dhe të bëhen pjesë e rrjetit të ambasadorëve të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”. /Telegrafi/

2

3

4

6

7

8

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori