LAJMI I FUNDIT:

Ky është filmi që fitoi “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës (Video)

Ky është filmi që fitoi “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës (Video)

Filmi i regjisorit britanik Ken Loach, “I, Daniel Blake”, fitoi “Palmën e artë” në Festivalin e Kanës, i dyti çmim i madh për 79-vjeçarin Ken Loach pas atij të vitit 2006.

Ndërsa pranonte nderimin e bërë, Loach sulmoi “projektin e rrezikshëm të masave antikrizë”, ndërsa tema që shtjellon filmi i tij është jeta e një burri të moshës së mesme të mbetur të ve dhe sistemi britanik i ndihmës sociale.


“Shpresoj shumë që ta kenë ndierë atje jashtë atë çfarë përcjell ky film. Shpresoj ta kenë ndierë ashtu si ne, se burokracitë shtetërore tani janë pak të thuhet mizore, se i poshtërojnë njerëzit dhe këto vijnë nga programet e masave antikrizë.

Kjo po na vret ngadalë, po vret miliona vetë, po vendos përballë vështirësish të skajshme, ndërsa elita e pasanikëve është shumë e vogël”, tha regjisori Ken Loach. /Telegrafi/