LAJMI I FUNDIT:

Ky është goli më i bukur i Ligës së Evropës (Video)

Ky është goli më i bukur i Ligës së Evropës (Video)

Më i miri mes të gjithëve, më i bukuri prej tyre. Është i ashtëquajturi“Pipita”, Gonzalo Higuain, sulmuesi i Napolit, ai që sot ka regjistruar një tjetër arritje dhe trofe individual, veç atë të golashënuesit në Seria A, njëherësh rekordmen absolute i kampionatit Italian.

Qendërsulmuesi argjentinas është vlerësuar nga UEFA, pasi ka realizuar golin më të bukur të këtij edicioni të Ligës së Evropës.

Është perla e realizuar në ndeshjen ndaj Legia Varsavia, në Poloni, goli i fitores së sigurt për skuadrën e Maurizzio Sarrit, njëherësh edhe i vlerësimit për Higuain.

Stopim në kërcim me të jashtmen, nga e majta, vetëm pak para hyrjes në zonë, me një slalom gjithmonë e më harmonik drejt qendrës, duke evituar të gjithë mbrojtjen kundërshtare, për ta mbyllur gjithçka me një goditje të pandalshme, fiks në trekëndësh, aty ku bashkohen dy shtyllat, me një ekzaltim që ka mbetur edhe sot e kësaj dite në zemrat e tifozëve.

Lista me 10 golat më të bukur të Ligës së Evropës:

1. Gonzalo Higuain (Legia Warszaa 0-2 Napoli, 01/10/15)

2. Moussa Dembele (Tottenham 2-1 Anderlecht, 05/11/15)

3. Aritz Aduriz (Marseille 0-1 Athletic, 18/02/16)

4. Jonathan dos Santos (Viktoria Plzen 3-3 Villarreal, 10/12/15)

5. Mohamed Elneny (Fiorentina 1-2 Basel, 17/09/15)

6. Adrian Lopez (Villarreal 1-0 Liverpool, 28/04/16)

7. Coke (Liverpool 1-3 Sevilla, 18/05/16)

8. Daniel Sturridge (Liverpool 1-3 Sevilla, 18/05/16)

9. Philippe Coutinho (Manchester United 1-1 Liverpool, 17/03/16)

10. Ahmed Hassan (Braga 3-2 Marseille, 22/10/15)

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori