LAJMI I FUNDIT:

Ky është momenti shokues, kur kamionit që po lëvizte me shpejtësi i këputen rrotat e pasme (Video)

Ky është momenti shokues, kur kamionit që po lëvizte me shpejtësi i këputen rrotat e pasme (Video)

Termi “ngasje nëpër rrugë” shpesh është i pavlefshëm në rrugët e Rusisë, dhe këtë gjë më së miri e shpjegon një video e postuar së fundmi në internet, ku shfaqet momenti kur një kamionit i këputen rrotat e pasme derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Në pamjet e kamerës së instaluar në veturën që po lëvizte pas kamionit, shihet se si rrotat fluturojnë dhe për pak sa nuk përplasin veturat tjera, transmeton Telegrafi.


Kamioni që po lëvizte me shpejtësi të madhe duket se nuk po barte asgjë, por në momentin që rrotat e pasme këputen dhe fluturojnë, krijojnë kaos në komunikacion të cilat madje edhe kanë mundur të jenë fatale për ndonjë ngasës. /Telegrafi/