LAJMI I FUNDIT:

Ky është plani i forcave malazeze, nëse situata eskalon në kufirin me Kosovën

Ky është plani i forcave malazeze, nëse situata eskalon në kufirin me Kosovën

Dy ditë më parë u raportua për vendosjen e njësitë elitare të policisë malazeze në kufirin me Kosovën, respektivisht, u raportua për vendosjen e pjesëtarëve specialë të njësitit anti-terrorist.

Sipas medieve malazeze, kjo masë radikale e ndërmarrë nga fqinji ynë vije si pasojë e frikës nga përleshjet eventuale pas ratifikimit eventual të demarkacionit më 1 shtator në Kuvendin e Kosovës.


“Vijesti”, gazeta më e madhe në Mal të Zi dhe e afërt me pushtetin atje, raportoi se të martën në kufirin me Kosovën përveç njësisë anti-terroriste, aty u vendosen edhe mitraloz.

Sipas burimeve të besueshme të “Vijestit”, më 23 gusht, 30 pjesëtarët të SAJ-it, të armatosur me armë të gjatë kanë patrulluar brezin kufitar.

Këto burime kanë thënë se pjesëtarët e SAJ-it ishin udhëhequr nga komandanti Mirko Banoviq dhe zëvendësi i tij, Milan Kovaçeviq. Ata kishin qëndruar tërë ditën në kufi dhe më pas ishin kthyer në Podgoricë.

“Vendimi që pjesëtarët e njësisë anti-terror të patrullojnë në brezin kufitar është marrë nga krerët e shtetit malazez, pasi që kishin marrë informacione nga shërbimet e sigurisë se situata mund të eskalojë për shkak të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”, shkruan “Vijesti”, transmeton lajmi.net.

Tutje kjo gazetë shkruan se pas kontrollit, është hartuar plani, sipas të cilit, në rast të nevojës, SAJ dhe Njësia e Veçantë policore do të stacionoheshin në kufirin me Kosovën.

“Të armatosur me armë të gjatë kanë hyrë në zonën tampon, kurse mitralozat janë vendosur në karaulla. Të armatosur deri në dhëmbë, pjesëtarët e SAJ-it atë ditë kanë rënë në sytë e të gjithëve që kanë udhëtuar nga Rozhaja deri në Pejë”, shkuan gazeta malazeze.

Sipas informacioneve jozyrtare, specialët malazezë kishin në plan t’i kontrollonin edhe veturat e KFOR-it të cilat nga Kosova hynin në Mal të Zi.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori