Policia e Kosovës njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat për festën e serbëve e quajtur Vidovdan që do të mbahet nesër në Gazimestan.
Po për nder të Vidovdanit nesër në sheshin “Shumadia” në Mitrovicë të veriut do të zbulohet përmendorja e ‘Car Llazarit”.
Komunikata e plotë e Policisë
Manifestim i festës së Vidovdanit
Prishtinë, 27 qershor 2016 – Ju njoftojmë se për festën religjioze ortodokse te Vidovdanit e cila festohet me datë 28 qershor, Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve magjistrale që lidhen me zonat – qytetet ku konsiderohet se do të zhvillohen manifestime të ndryshme dhe krejt kjo me qëllim të:
Ridrejtimin e komunikacionit me qëllim, të ofrimit të kushteve për qarkullimin normal për të gjithë shfrytëzuesit e komunikacionit rrugor brenda dhe ndërqytetës.
Krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në tërë rajonin e Prishtinës.
Në këtë kontest e deri në përfundim të te ceremonisë me datën 28.06.2016 në intervale të përcaktuara kohore, varësisht nga rrjedha e situatës policia do te bëj ri drejtimin e komunikacionit për automjete të vogla ashtu që të gjitha ato automjete të cilat vijnë nga drejtimi Gjilanit do të udhëzohen që të (shfrytëzojnë rrugët alternative) vazhdojnë për ne drejtim te fshatit Llapnasellë, si dhe automjetet të cilat vijnë nga drejtimi i fshatit Llapnasellë, do te udhëzohen për rrugën në drejtim të Gjilanit.
Veç kësaj të gjitha automjete e rënda duke përfshirë këtu autobusët, kamionët dhe maunat të cilët qarkullojnë në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë ne hyrje te fshatit Mramor do të udhëzohen nga ana e policisë që të shfrytëzojnë rrugën alternative. Ndërkaq ato që lëvizin në drejtimin Prishtinë – Gjilan do të udhëzohen nga ana e policisë në hyrje të lagjes Veterriku dhe do të kenë dy mundësi të shfrytëzojnë rrugën alternative
Këto kufizime nuk do të vlejnë për automjetet e lehta, veturat civile autobusët që bartin në mënyrë të organizuar udhëtarët të cilët do të marrin pjesë në këto ceremoni si dhe anasjelltas.
Nesër duke filluar orët e paradites do të ketë një ri drejtim të trafikut edhe në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë në segmentin rrugorë prej fsh.Shkabaj deri tek udhëkryqi i fsh. Milloshevë për të gjitha automjetet përveç atyre që do të jenë pjesëmarrëse në ceremoninë që do të mbahet në Gazimestan.
Varësisht nga rrethanat që do të paraqiten si rezultat i fluksit të automjeteve dhe numrit të pjesëmarrësve në këtë ceremoni policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme shtesë duke përfshirë këtu edhe ri drejtime apo kufizime të tjera të rrugëve për të krijuar kushte optimale për rrjedhë normale të këtij manifestimi.
Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten me këtë rast në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.(sic) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën