LAJMI I FUNDIT:

Ky është suksesi i radhës nga Departamenti i Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit Amerikan

Ky është suksesi i radhës nga Departamenti i Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit Amerikan

Pacienti, shqiptar i emigruar prej vitesh në SHBA, kishte shkuar në Spitalin Amerikan në gjendje të rëndë shëndetësore dhe, pas ekzaminimeve, urgjentisht i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale nga stafi i Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit Amerikan.

Pacientit i është bërë hapja e stentit periferik të thrombozuar (mbyllur) në gjithë aksin e arterieve të ekstremitetit (këmbës), pa i dëmtuar stentet, procedurë e cila është realizuar me sukses në Spitalin Amerikan nga Dr. Elmi Olluri – Kirurg Vaskular, me ndihmën e ekipit asistues në sallë.


1

Këto stente pacientit i janë vendosur në SHBA para disa viteve. Një procedurë e tillë  e realizuar në kohë urgjente dhe me profesionalizëm, rezultoi me shpëtimin e këmbës nga amputimi, amputim i cili në qendrat e rajonit do të ndodhte thuajse 100 për qind. Por, falë profesionalizmit dhe përvojës arrihet që edhe stentet të hapen me sukses.

2

Kjo dëshmon edhe njëherë se Kirurgjia Vaskulare e Spitalit Amerikan me ekipin e mjekëve Dr. Elmi Olluri dhe Dr. Halil Krasniqi është një qendër referente jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë.

Spitali Amerikan, Përqafoje jetën! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori