LAJMI I FUNDIT:

Ky është i vetmi alkool të cilin mund ta pini, por të mos jeni mahmur

Ky është i vetmi alkool të cilin mund ta pini, por të mos jeni mahmur
istockphoto

Ata të cilët i duan argëtimet e natës posaçërisht do të ngazëllehen kur të kuptojnë që mund të pinë lirisht dhe të nesërmen nuk do t’u dhemb koka

Çdo pije ka ndonjë “mëkat” në vete. Mahmurllëku është shenjë që para një nate e keni tepruar me alkoolin, mirëpo në vend që të pendoheni dhe të nevrikoseni, përpiquni ta zbusni atë.


Nëse vendosni të pini xhin, shanset janë të mëdha që të “shkatërroheni” dhe të filloni të qani, transmeton Telegrafi.

Nëse pini vodkë, ekziston rreziku që të bëheni tepër agresivë.

Kur vendosni të pini verë, të nesërmen për pasojat mund të shkruani një roman të gjatë.

Të gjitha këto pije, gjithashtu shkaktojnë tmerr dhe mahmurllëk.

Megjithatë, ekziston një lloj alkooli të cilin shkencëtarët e konsiderojnë plotësisht të sigurt kur është fjala për shmangë mahmurllëkun.

As më pak, as më shumë, ai alkool është tekila!

Madje ajo e vërteta, tekila e bardhë e cila është prodhuar 100 për qind nga agava (Agave americana), pa sheqer dhe pa lëng misri.

Kjo pije, është dëshmuar, nuk shkakton pasoja, së paku gjatë ditës së nesërme.

Mirëpo, kini kujdes të mos e teproni me tekilën gjatë mbrëmjes, sepse ajo ka “reaksion të vonshëm”.

Një studim i ri amerikan i cili vjen nga Shoqëria Kimike Amerikane, tregon se tekila ndihmon në humbjen e peshës. Sheqeri që gjendet në bimët që përdoren për të bërë tekila mund të ndihmojnë uljen e glukozës në gjak. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori