LAJMI I FUNDIT:

Ky do të jetë super-dyqani me mijëra produkte të teknologjisë! 

Ky do të jetë super-dyqani me mijëra produkte të teknologjisë! 

Në javët dhe muajt në vijim, ne do të shohim disa nga produktet më të mira të teknologjisë nga Samsung, Apple, Sony, LG, dhe shumë brende tjera të cilat kanë paralajmëruar produktet e tyre. Por sigurisht se secilin prej tyre do ta shohim edhe në tregun tonë.


Përfaqësuesi kryesor i markave më të mëdha botërore për Kosovë, Gama Eletronics ka paralajmëruar hapjen e një dyqani të ri në qytetin e dytë më të madh në Kosovë, përkatësisht në Prizren, në të cilin do të ofrojë me mijëra produkte nga brendet kryesore botërore, duke përfshirë pajisjet e konsumit elektronik nga Samsung, Sony, LG, Panasonic, Bosch, GoldStar, Whirlpool dhe shumë brende tjera.

Hapja e dyqanit të ri gjigant të Gama në Prizren është thënë se do të bëhet më 1 qershor, ndërsa hapësira e këtij dyqani do të jetë mbi 800 metra katrorë, dhe në këtë vend do të shiten me mija produkte të ndryshme të markave të lartpërmendura.

Në hapësirat e këtij dyqani të ri të Gama do të mund të provojmë telefonat, tabletet dhe fabletët më të rinj nga Samsung, LG, Sony, bashkë edhe me televizorët më të rinj të Sony dhe LG, duke përfshirë edhe modelet e televizorëve Android me 4K dhe SUHD, ato me ekranet e lakuara të Samsung dhe LG, si dhe shumë lloje të TV me ekranet LED në madhësi dhe diagonale të ndryshme.

Sa më parë që ne t’i kemi pamjet zyrtare të kësaj mega-hapësire për produktet e teknologjisë, të njëjtat do t’i ndajmë me ju.