LAJMI I FUNDIT:

Lady Berezovsky: Boris nuk është vetëvrarë

Lady Berezovsky: Boris nuk është vetëvrarë

E dashura e oligarkut rus Boris Berezovsky, i gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në afërsi të Londrës më 23 mars, nuk i beson versionit të vetëvrasjes.

Në një intervistë për të përjavshmen “New Times”, Katerina Sabirova ka deklaruar se në një bisedë një ditë para vdekjes e kishte gjetur Berezovskyn “më mirë se zakonisht”.

Madje, thotë modelja, ai i kishte thënë se kishte në plan një udhëtim në Izrael më 25 mars, fiks dy ditë pas vdekjes. Sabirova dhe pasaniku, sipas planit, do të duhet të takoheshin në sallën VIP të aeroportit të Tel Avivit, transmeton TCH.


“Ai kishte në plan të shkonte në Detin e Vdekur. Vështirë t’i besosh pistës së vetëvrasjes”, ka thënë bukuroshja, që ishte lidhur me Berezovskyn prej 4 vjetësh.

Versioni në fjalë konfirmohet edhe nga ortaku i oligarkut, Alexander Goldfarb, që ka sqaruar se miku i tij kishte qenë në kontakt me të dashurën në ditët e fundit.

Në bazë të rezultateve paraprake mbi trupin e pasanikut rezulton se ai mund të jetë varur, pistë që nuk e beson një pjesë e mirë e anëtarëve të familjes së tij. /Telegrafi/