LAJMI I FUNDIT:

Lajçi: Nëse kalon demarkacioni do të ketë eskalim të situatës

Lajçi: Nëse kalon demarkacioni do të ketë eskalim të situatës
Ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, Ali Lajçi, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të marrin parasysh kërkesën e qytetarëve sa i përket demarkacionit.

Ai në një intervistë të shkurtër për “Zërin”, ka thënë se nëse kalon demarkacioni do të ketë eskalim të situatës në vend.

Është bërë një vit që çështja e demarkacionit është duke u diskutuar. Si i keni parë gjithë këto zhvillime?

Lajçi: Ka një vit që diskutohet për demarkacionin. Unë tani ju them se Kosova humb shumë tokë nëse kalon demarkacioni. Kjo Marrëveshje nuk mund të aprovohet në mënyrë të njëanshme, sepse është çështje jetësore. Nuk duhet të votohet sepse kjo i bie që tokën ia falin me vullnet institucionet Malit të Zi. Prandaj, nuk duhet të merren vendime të tilla por duhet të ruhet territori. Të gjitha vendimet që nuk merren parasysh nga qytetarët duhet të evitohen sepse në të kundërtën sjellin pasoja të paskajshme dhe përgjegjësinë e mban institucioni i cila aranzhon projekte të tilla.

Demarkacioni, në pritje të konsensusit politik deri më 1 shtator
Lexo po ashtu Demarkacioni, në pritje të konsensusit politik deri më 1 shtator

Edhe përkundër që opozita dhe qytetarët e asaj ane janë kundër demarkacionit, Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta procedojë në Kuvend. Çfarë do të bëni tani?

Lajçi: Qeveria e Kosovës ka vendosur që të futë vendin në krizë, ka vendosur që të krijojë kaos dhe nëse ndodh diçka kjo Qeveri duhet të marrë përgjegjësinë. Po ashtu kjo Qeveri ka vendosur të marrë vendime jo të ligjshme që janë kundër sovranitetit të Kosovës.

A do të duhej që para se të procedohet në Kuvend të bëhet një konsensus në mes pozitës dhe opozitës?

Lajçi: Pa konsensus kjo Marrëveshje nuk duhet të shkojë në Kuvend sepse krijon defekte dhe krizë politike. Prandaj në këto tema kërkohet një konsensus siç është çështja e territorit dhe çështje tjera të rëndësishme të sovranitetit apo të çështjeve kombëtare.

Qeveria e Kosovës insiston se nuk është humbur tokë. Opozita thotë ndryshe. Çfarë do të ndodhë në këtë situatë?

Lajçi: Pas shumë debateve është verifikuar humbja. Ne e kemi përcjellë këtë çështje me fakte, edhe unë kam qenë anëtar i këtij Komisioni vëzhgues dhe në këtë kam dëshmuar se Kosova humb territor. Prandaj kjo është e verifikuar por kjo po lë që të kuptohet se është interes i dikujt.

Çfarë duhet të bëjë Qeveria, sipas jush?

Lajçi: Qeveria e Kosovës ka aprovuar një ligj shumë të dëmshëm për Kosovën. Kjo Qeveri nuk ka çfarë të bëjë tjetër, por ia ka vënë vetes një vendim të papranueshëm. Por, Kuvendi duhet ta bëjë të pavlefshëm dhe ta rrëzojë këtë variant.

Nëse kalon demarkacioni, cilët do të jenë hapat që do t’i merrni?

Lajçi: Do të ketë kundërshtime të shkallëve të ndryshme.

A ka rrezik që situata të eskalojë në vendin tonë rreth përçarjeve për demarkacionin?

Lajçi; Po, ka rrezik dhe kjo ka qenë e eskalueshme, por shpresoj që të reflektojnë institucionet dhe këtë duhet ta marrin përsipër institucionet e Kosovës edhe krizën dhe problemet. /Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori