LAJMI I FUNDIT:

Lajm befasues: Të gjithë personat me sy të kaltër e kanë këtë gjë të përbashkët

Lajm befasues: Të gjithë personat me sy të kaltër e kanë këtë gjë të përbashkët

Një studim nga Universiteti i Kopenhagës ka zbuluar se personat me sy të kaltër e kanë një paraardhës të përbashkët.

Shkencëtarët kanë gjurmuar një mutacion gjenetik që ka ndodhur rreth 6,000 – 10,000 vite më parë dhe është shkaktar i ngjyrës që gjendet në të gjithë personat me sy të kaltër, transmeton Telegrafi.

Sipas profesorit të këtij studimi, Hans Eiberg, i gjithë njerëzimi ka pasur sy me ngjyrë kafe.

Por, gjeni i cili i prodhon sytë me ngjyrë kafe ishte “ndalur” në disa njerëz – duke e zvogëluar sasinë e melaninës (pigment) dhe duke e ndryshuar ngjyrën nga të kaftë në ngjyrë të kaltër.

Por, kjo është një lloj i veçantë i mutacionit të gjenit, që do të thotë se përderisa sytë janë kthyer në të kaltër, flokët dhe ngjyra e lëkurës i ka mbajtur të njëjtat nivele të pigmentit.

Ndalja e plotë e gjenit në fjalë më vonë kishte rezultuar në albinizëm.

Sytë e kaltër kanë një ndryshim të vogël në sasinë e melaninës, fakt i cili ka bërë profesorin Eiberg të sugjerojë se individët me sy të kaltër janë të ndërlidhur me të njëjtin paraardhës.

Praktikisht, ngjyra e syve gjithmonë është diçka gjenetike, dhe është krejtësisht e pamundur që dy prind me sy ngjyrë kafe të krijojnë një fëmijë me sy të kaltër. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori