LAJMI I FUNDIT:

Lajm i mirë për Kosovën

Lajm i mirë për Kosovën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Alib Kurti ka vlerësuar se mos arritja e marrëveshjes në Bruksel është një e mirë për Kosovën, pasi çfarëdo marrëveshje me Serbinë, në kushte ku s'ka pasur kushte për Serbinë, por për çështje të brendshme të Kosovës, do të ishte një marrëveshje shumë e dëmshme.

“Çfarëdo marrëveshje me Serbinë, do të ishte një marrëveshje shumë e dëmshme për Kosovën. Në anën tjetër, dështimi i mbrëmshëm në Bruksel, nuk ka vend për entuziazëm, për shkak se përkundër faktit që s`u arrit marrëveshja dialogu nuk është shpallur i përmbyllur. Përpjekjet për të arritur një marrëveshje do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, ka thënë Kurti, pas homazheve që bëri për të rënët e demonstratës së 3 prillit të vitit 1981në Ferizaj.

Sipas Kurtit, përpjekjet për arritjen e marrëveshjes, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe VV-ja ashtu sikur e ka kundërshtuar më parë këtë dialog do të vazhdojë ta kundërshtojë.


"Dëmet janë këtu, koncesionet janë bërë, ani pse nuk arrit kompromisi", ka thënë Kurti.

Ai është shprehur se në Bruksel ka pasur zëra që thanë se ndonëse nuk u arrit marrëveshja, ka përafrime të mëdha dhe kjo, sipas tij është brengosëse.

Kurti ka folur në Ferizaj edhe për interpelancën e VV-së për ministrin e brendshëm, Bajram Rexhepi, duke thënë se ministrin do ta përballin më fakte të korrupsionit dhe krimit që i ka krijuar ai.

“Ministri më shumë bën politikë policore, sesa që iu shërben qytetarëve të Kosovës. Ai është llogari-dhënës ndaj Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Kurti, duke shpresuar se për këtë çështje do ta ketë edhe mbështetjen e partive opozitare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori