10 të vrarë në një treg të Pakistanit
Të paktën 10 persona, tetë prej tyre, siç raportohet, myslimanë shiitë janë varë nga shpërthimi i një makine bombë në një treg në veriperëndim të Pakistanit. Në të njëjtin sulm janë plagosur më shumë se 20 persona të tjerë.Siç raportojnë mediat e huaja, shpërthimi ka ndodhur në tregun e Kashmirit në Paraçinar, qytet kryesor në Kurram, një nga shtatë rrethet fisnore.
Zyrtarët shëndetësorë konfirmuan të paktën 10 të vdekur nga shpërthimi, por thanë se “numri i të vdekurve mund të rritet, meqë shumë të plagosur janë në gjendje kritike.”
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por militantë talebanë rregullisht kryejnë sulme në këtë rajon, ku tensionet në mes të myslimanëve sunitë dhe shiitë janë të mëdha. /Telegrafi/