100 aksidente për 24 orë

14:47 / 18.08.2012
57 persona kanë vdekur dhe mbi 4 mijë të tjerë kanë marrë lëndime trupore gjatë këtij viti si pasojë e aksidenteve në trafik. Gjendja paraqitet alarmante, ndërsa Policia e Kosovës thotë se në krahasim me vitin e kaluar vërehet një rënie e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Kapiten Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka deklaruar për “Indeksonline”, se për shtatë muaj të këtij viti, jetën e kanë humbur 57 qytetarë të Kosovës, ndërsa mbi 4 mijë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta e të rënda trupore.

Në raportin e fundit të policisë që u është dërguar mediave sot, thuhet se vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur rreth 100 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 23 me persona të lënduar, ndërsa të tjerat me dëme materiale.

Sipas policisë, aksidenti fatal ka ndodhur të premten pasdite në Podujevë, ku një person ka gjetur vdekjen pasi që është godit nga një veturë e tipit “Opel Corsa” me targa vendore. Policia ka arrestuar ngasësin e automjetit ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në paraburgim. /Telegrafi/
 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.