11 Shtatori, arrihet pakti për muzeun

11:42 / 11.09.2012
Pas polemikave është arritur marrëveshja. Pak orë përpara përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit 2001, është arritur një pakt që i hap rrugën përfundimit të Muzeut Përkujtimor në Ground Zero, aty ku ngriheshin dy kullat binjake të New York-ut.

Muzeu, i krijuar për të dokumentuar sulmet terroriste dhe për të nderuar kujtimin e pothuajse 3 mijë viktimave, duhej të ishte hapur këtë muaj, por ndërtimi u ndërpre një vit më parë për shkak të një përplasjeje në lidhje me se kush do të paguajë dhe menaxhojë memorialin.

Protagonistë të përplasjes kanë qenë kryetari i bashkisë së New York-ut nga njëra anë, Michael Bloomberg dhe nga ana tjetër guvernatori i Shtetit të New York-ut, Andrew Cuomo dhe ai i New Jersey-t, Chris Christie.

Bloomberg është president i fondacionit që kontrollon Muzeun Kombëtar Përkujtimor 9/11, ndërsa dy guvernatorët kontrollojnë Porth Authority, pronë e vendit ku ngrihej World Trade Center.

“Marrëveshja e arritur jep garanci për kostot e kontribuesve dhe vizitorëve dhe nga ana tjetër siguron rifillimin sa më shpejt të punimeve, që do të vazhdojnë deri në përfundimin e muzeut”, deklaroi Cuomo.

Marrëveshja zgjidh në letër problemet që kanë të bëjnë me koordinimin dhe financimin e zonës, por nuk shkon në detaje. Për më tepër, jo vetëm nuk është e sigurtë nëse struktura prej 1 miliard dollarësh mund të përfundojë brenda vitit 2013, por mbeten edhe polemika mbi kostot e projektit.

Parashikohet një buxhet vjetor shpenzimesh për 60 milionë dollarë. 12 milionë në vit do të shërbejnë vetëm për sigurinë, plus buxhetin e plotë të Parkut Kombëtar Ushtarak të Gettysburg-ut dhe të Memorialit USS Arizona të Pearl Harbor. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.