21 Janari: 25 vjet burg për Llupon, 23 vjet për Prendin

16:56 / 30.01.2013
Prokuroria ka kërkuar sot 23 vjet burg për ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo me akuzën “vrasje në rrethana cilësuese”. Prokurori i çështjes ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit për vrasjen e 4 protestuesve, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj në demonstratën e 21 janarit 2011 para kryeministrisë.

Ndërsa ka kërkuar burg për ish-gardistin Agim Llupo dhe ish-kreun e gardës Ndrea Prendi Prokuroria ka tërhequr akuzën ndaj Margarit Kumes, shoferit të ish-shefit të Gardës.

Prokuroria e akuzon ish-shefin e Gardës, Ndrea Prendi për vrasjen e protestuesit, Faik Myrtaj ndërsa e akuzon gardistin Agim Llupo për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës si dhe për plagosjen e tre protestuesve të tjerë më 21 janar 2011. “Më 21 janar 2011 në orën 16:00,Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kanë qëlluar mbi protestuesit. Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kanë kryer vrasje me dashje në rrethana cilësuese, duke qenë koshientë. Më 21 janar 2011, Agim Llupo i ka shënjestruar viktimat e tij ndërsa Ndrea Prendi ka qëlluar 11 herë më 21 janar 2011, duke vrarë Faik Myrtajn. Plumbat që kanë dalë nga arma e Agim Llupos janë gjendur në trupin e Ziver Veizit” theksoi Prokurori gjatë leximit të pretencës.

Ndërsa Ish-shefi i Gardës,Ndrea Prendi është shprehur se ka zbatuar ligjin në protestën e 21 Janarit para kryeministrisë ndërsa ka akuzuar Prokurorinë se e ka sulmuar duke mos pasur asnjë bazë.

“Më 21 janar nuk kam qenë rastësisht në vendin e ngjarjes, por në detyrën e komandantit të Gardës, kam qenë në mbrojtje të institucioneve dhe personaliteteve. Prokuroria më ka sulmuar gjatë gjithë kësaj kohe, akuzat e saj ndaj meje janë të pabaza. Mbi Gardën është ushtruar tension nga Prokuroria por edhe opinioni publik. Prokuroria gjatë procesit të hetimit ka ushtruar presion në marrjen në pyetje të gardistëve”, tha Prendi.

Ndërkohë në seancë kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë dhe komisionerë të Avokatit të Popullit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.