30 muxhahedinë të Iranit zhvendosen në Shqipëri

11:04 / 4.06.2013

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se, më 31 maj, 30 banorë të Kampit Liria kanë lënë Irakun për zhvendosje të përhershme në Shqipëri.

“Shtetet e Bashkuara lavdërojnë ofertën bujare të Qeverisë së Shqipërisë për të pranuar deri në 210 ish-banorë të Kampit Liria. Shqipëria vazhdon të jetë partner i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara, duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin e Irakut”, thuhet në deklaratën e DASH-it.

Zyra për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, u ka dhënë disa banorëve të Kampit Liria statusin e refugjatit dhe po bashkëpunon me Qeverinë shqiptare për t'iu gjetur atyre zgjidhje të sigurt, të garantuar dhe humane, raporton Rel.

Në deklaratën e DASH-it thuhet se zhvendosja e përhershme e banorëve është thelbësore për të garantuar sigurinë e tyre, sidomos pas sulmit të 9 shkurtit, i cili ka marrë 9 jetë njerëzish.

Në kampin Liria të Irakut ndodhen banorë të grupit Populli Muxhahedin i Iranit, të njohur si MEK. Pjesëtarët e tij kanë ndihmuar islamistët të përmbysnin Shahun pro-perëndimor në vitin 1979, gjatë Revolucionit Islamik të Iranit, por më pas janë larguar me dhunë nga klerikët. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.