A do të qëndrojë opozita në seancë?

20:48 / 20.02.2013
Gjatë ditës së nesërme pritet që Kuvendi i Kosovës të mbajë dy seanca. Nga ora 10:00 do të jetë vazhdimi i punimeve të seancës ku ka mbetur javën e kaluar, ku në rend të ditës do të jetë përzgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ndërsa më pas debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Bekim Haxhiu, i mbështetur edhe nga 19 deputetë, lidhur me gjendjen e sportit në Kosovë.

Po ashtu do të jenë në rend të ditës edhe propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Ndërsa nga ora 14:00 do të fillojë seanca e re plenare, ku në pikën e parë të rendit të ditës do të jetë koha për deklarime jashtë rendit të ditës, ndërsa pika e dytë koha për pyetje parlamentare.

Gjithashtu do të jetë edhe kërkesa e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për debat parlamentar lidhur me mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për pagat e punëtorëve të Fabrikës së Tubave dhe Çelikut në Ferizaj,

Po ashtu do të jetë edhe njoftimi i Grupit Parlamentar 6+ lidhur me marrëveshjen për ndërrimin e Anëtarit të Kryesisë së Kuvendit, si dhe kërkesat e disa deputetëve nga komunitetet tjera jo shumicë për zëvendësimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit nga radha e tyre.

Ndryshe gjatë dy seancave të kaluara kur është dashur që të votohet për emërimin e anëtarit të bordit jo ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe ata të AKP-së, partitë opozitare si LDK dhe Vetëvendosja janë larguar nga seanca./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:45 / 18.06.2013
Antonio Banderas, Foto: Getty Images

Banderas e J.Lo në filmin për minatorët e Kilit

Shpesh thuhet “një histori si në filma” kur diçka e jashtëzakonshme ndodh. Është rasti i 33 minatorëve që dy vite m...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.