“Eagle 4” kthehet në Atdhe

19:41 / 22.07.2012
Kthehen nga Afganistani trupat e kontingjentit ‘Eagle 4’, i pari kontingjent shqiptar që kryente aksione të terren.

Pjesë e këtij kontingjenti ishte edhe kapiteni dhe dëshmori i Atdheut Feti Vogli, i cili humbi jetën gjatë një sulmi në Kandahar, nga persona të veshur si policë afganë, më 20 shkurt të vitit 2012.

Bashkë me kapiten Voglin mbeti i plagosur edhe nëntetari Aleksandër Peci, i cili 6 muaj më pas është rikuperuar dhe ndodhet sot në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur shokët e tij.

Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Viktor Berdo, i uroi mirëseardhjen në atdhe trupave të “Eagle 4” dhe bëri vlerësime të larta për kryerjen me sukses të misionit të tyre në një nga zonat më të vështira të Afganistanit.

Në ceremoninë e organizuar për pritjen e tyre, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi përshëndeti kontingjentin dhe i uroi atyre mirëseardhjen në Atdhe, transmeton BW.

Kontingjenti “Eagle 4” përbëhej nga 45 efektive të Batalionit të Forcave Speciale. Ky kontingjent zëvendësoi kontingjentin “Eagle 3”, i cili ndodhej me mision luftimi në terren, në vijën e parë të frontit të luftës në Kandahar, Afganistan. Kontingjenti “Eagle 4” u atashua pranë Komandës së Forcave Speciale Amerikane dhe drejtohej nga Nënkolonel Behar Mara. Ky kontingjent është në përbërje të komandës së forcave italiane në Herat dhe drejtohet nga Nënkolonel Arben Kingji. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.