A ekziston filmi “Pafajësia e myslimanëve”?

9:56 / 21.09.2012
Filmi i skenaristit Nakoule Basseleya Nakoule, "Pafajësisë myslimanëve", që ka shkaktuar protesta anti-amerikane në tërë botën islamike, mbase nuk ekziston fare. Kështu shkruajnë disa media amerikane, në mesin e të cilave “Hollywood Reporter” që thotë se pos promos 14-minutëshe në rrjetin YouTube, askush nuk e ka parë këtë film në metrazhin e gjatë.

Këtë përfundim ata e mbështesin edhe me faktin se aktorët janë mashtruar, meqë ishin të bindur se po e xhirojnë një komedi të quajtur "Luftëtari i shkretëtirës”.

Madje, as promoja nuk do të shkaktonte bujë në publik, po mos ta zbulonte dhe emetonte televizioni satelitor “AL-Nas”.

Filmi i plotë thuhet se është shfaqur në Los Angeles, por askush nuk e ka parë. Madje, e vërteta është se askush nuk dëshiron që ta shoh.

Skenaristi ka thënë se filmi është dhënë në kinemanë “Vine” në Hollywood, me titullin “Pafajësia e Bin Ladenit”, por një punonjës i kësaj kinemaje tha për “Los Angeles Times” se askush nuk ka marrë pjesë në projeksion, madje as vet ai.

Video e postuar në YouTube, e titulluar "Pafajësia e myslimanëve 74 min.", në fakt është një promo 14-minutëshe që vazhdimisht përsëritet.

Marium Mohiuddin, nga Këshilli për Marrëdhëniet Publike të Myslimanëve, që këshillon producentët e Hollywoodit se si t’i shfaqin myslimanët në filma, thotë: “Ky film nuk ekziston. Ka kohë që e kemi kërkuar të plotë dhe nuk gjetëm asgjë”. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
8:49 / 18.06.2013

Dita e fundit e samitit të G8

Samiti i ekonomive udhëheqëse të botës i njohur si G8-ta përfundon sot në Irlandën e Veriut.
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.