Çitaku sërish përmend riformatizimin e Qeverisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku sërish ka përmendur riformatizimin e qeverisë.Ajo ka thënë se pak muaj më vonë, kur do të publikohet Studimi i Fizbilitetit, do t’i rekomandojë shefit të saj, Hashim Thaçit, që ta përdorë atë dokument për lëvizje dhe ndërrime të mundshme në kabinetin qeveritar, raporton KTV-ja.
Ajo ka dhënë premtimin se nuk do të ketë vend në qeveri për ata që pengojnë integrimin e vendit në BE. /Telegrafi/