AAK lëshon takimin për reformën zgjedhore

15:03 / 23.04.2013

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, ka lëshuar takimin e liderëve të reformës zgjedhore pasi që ka konsideruar se ky takim është një takim jo formal dhe takim së koti.

Ai ka thënë se nuk është e nevojshme që të mbahen takime të tilla të këtij lloji, por çështje të tilla të diskutohen në Kuvendin e Kosovës.

Edhe sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani tha se arsyeja pse ka Avni Arifi ka lëshuar takimin e liderëve të reformës zgjedhore është se ka konsideruar se ky takim është një takim jo formal dhe takim së koti, duke shtuar se kjo nuk nënkupton se AAK-ja nuk po largohet prej reformës zgjedhore.

Ai tha se që disa herë po zhvillohen takime, por vetëm dy vendime janë marrë.

“Qasja duhet me u kthy në Kuvend, jo me bo fushat, krejt partitë tjera po bëjnë fushatë. Hyjnë në mbledhje dhe nuk thonë asgjë, ndërsa në konferencë për media pastaj flasin”, tha Ramadani.

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.