AAK: Ramushi në shkurt Kryeministër, PDK thotë - jo

18:36 / 22.12.2012
Lajmi se është arritur marrëveshja për koalicion qeverisës në mes të PDK-së dhe AAK-së doli dje nga një agjenci turke e lajmeve, e cila citonte liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj të ketë thënë se është arritur marrëveshja për koalicion qeverisës me PDK-në. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i AAK-së Ernest Luma, por një gjë të tillë e ka mohuar Adem Grabovci, shef i grupit parlamentar të PDK-së .

Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, i cili ka thënë se është arritur marrëveshja në parim dhe në fillim të vitit të ardhshëm, Ramush Haradinaj do ta marrë timonin e qeverisjes në vend.

“Finalizimi i kësaj marrëveshjeje, i këtyre bisedimeve që nuk janë as ndonjë draft, por janë vetëm iniciativë deri më tash, do të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm, pa precizuar data apo periudhë të caktuar. Pra fillimi i vitit 2013 Kosovën do ta gjejë me bashkëqeverisjen AAK-PDK”, ka thënë Luma për Kosovapress.

Por ndryshe mendon njëri nga drejtuesit e PDK-së, Adem Grabovci, duke thënë se në strukturat e partisë nuk është diskutuar për këtë çështje në parti, edhe pse ka pasur biseda me AAK-në për fuqizim të koalicionit.

Ai ka thënë se PDK-ja është në procesin e brendshëm zgjedhor dhe derisa të dalin strukturat e reja drejtuese të partisë, nuk mund të ketë vendim në këtë drejtim, pasi sipas tij, strukturat e reja pastaj do të marrin vendime.

“Absolutisht ende nuk është diskutuar në strukturat, në organet e partisë, sepse siç e dini ne jemi në procesin zgjedhor në zgjedhjet e brendshme të partisë dhe jemi në përfundim të fazës së parë, pastaj kemi kuvendin e partisë në nivel të vendit, i cili është organi më i lartë vendimmarrës nga i cili do të dalin strukturat e reja drejtuese të partisë dhe ato pastaj kanë të drejtën të marrin vendime”, ka thënë Grabovci.

Por, Luma i AAK-së,ka thënë se Grabovci mund edhe të mos jetë i informuar për këtë çështje, apo mund të ketë edhe preferencat e tij personale, por ka shtuar se kjo marrëveshje është arritur në nivel të lartë në mes të të dy zotëve të shtëpive, të PDK-së dhe AAK-së.

“Në nivelet më të larta të të dy subjekteve, pra po flasim për liderë dhe për ata që janë zot shtëpie në njërën apo partinë tjetër, në parim është arritur kjo marrëveshje. Për ndryshe, zyrtarë të caktuar të PDK-së mund të kenë simpatitë e tyre, mund të kenë qëndrimet e tyre personale, por ajo që thotë dhe e arsyeton lideri i kësaj partie politike, pra zotëri Thaçi, është krejt diçka tjetër nga ajo që deklarohet nga zyrtarët e tjerë të PDK-së, dhe vetë vullneti i Hashim Thaçit është që Haradinaj të jetë Kryeministër në periudhën në vijim. Pra është përcaktimi i tij, është edhe vullneti i tij si zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe si i vetmi lider që mund të përballet me sfidat”, ka thënë Luma.

Ai ka thënë se oferta e AAK-së vazhdon të jetë ‘me Ramushin Kryeministër’, dhe jo vetëm me PDK-në në këtë rast, por edhe në partneritet me partitë e tjera politike. Ai ka shtuar se sa i përket koalicioneve politike, AAK-ja e ka vlerësuar si variantin më të mirë kombinimin AAK-PDK në qeverisje.

Luma ka shprehur bindjen e tij se AAK-ja do të jetë në gjendje që të ofrojë një qeverisje jashtëzakonisht të mirë për qytetarët e vendit.

Në këtë drejtim Grabovci ka bërë me dije se koalicioni dhe institucionet e vendit janë duke funksionuar si duhet dhe pa probleme, duke shtuar se bisedat me AAK-në kanë qenë për mundësinë e një koalicioni më të gjerë, kurse për koalicion të ri, ai ka thënë se nuk është diskutuar asnjëherë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:12 / 25.05.2013
Katy Perry

Katy Perry në lidhje me agjentin e saj

Katy Perry besohet se ka gjetur një romancë të re, dhe ai është agjenti i saj Michael Kives.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:09 / 25.05.2013
Foto: Reuters

Sekreti bankar zviceran i ka ditët e numëruara

Bashkimi Evropian beson se në vit humbasin një miliard euro për shkak të evazionit fiskal. Shumë nga këto para mendohet s...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.