Abbottabad, park argëtues aty ku u vra Bin Laden

9:31 / 5.02.2013
Në qytetin pakistanez, ku Osama bin Laden u gjet dhe u vra nga forcat speciale amerikane, është duke u ndërtuar një park zbavitës, në përpjekje për të nxitur turizmin.

Parku nuk ka asnjë lidhje me ish-udhëheqësin e al-Qaeda-s, i cili u zbulua se jetonte në një bodrum në Abbottabad, gjatë vitit 2011.

Ai do të ketë një kopsht zoologjik, infrastrukturën e duhur për sportet e ujit, mini-golfin, ngjitjen nëpër shkëmbinj dhe “paragliding”, një lloj sporti ku një tendë e gjerë, që i ngjan parashutës, i bashkangjitet trupit të njeriut të lidhur, gjë që e lejon atë të lëvizë drejt një destinacioni tjetër, raporton Top Channel.

Zyrtarët e provincës Khyber Pakhtunkhwa thonë se parku do të kushtojë rreth 30 milionë dollarë dhe do të kërkojë rreth 5 vite për t’u ndërtuar.

“Qyteti zbavitës do të ndërtohet në hapësirën prej 20 hektarësh, gjatë fazës së parë, por më vonë do të zgjerohet në 200 hektarë”, tha Syed Aqil Shah, ministri i Turizmit i kësaj province, për agjencinë e lajmeve AFP.

Bodrumi, ku Bin Laden jetonte në Abbottabad, është shkatërruar tashmë dhe në atë vend do të nisin punimet për parkun zbavitës.

“Ky projekt nuk ka të bëjë fare me Osama bin Laden”, tha Shah, i cili shtoi: “Po punojmë për të promovuar turizmin dhe ambiente dëfryese”.

Abbottabad, i ndodhur në ultësirën e Himalajeve, rreth 120 km në veri të Islamabadit, ishte një qytet-garnizon anonim ushtarak, përpara se të vihej në qendër të vëmendjes ndërkombëtare në 2011-n. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:53 / 21.05.2013
Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Më në fund, lideri global i telefonave mobil, Samsung ka dhënë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Mega 6.3, tÃ...
Ekonomi
15:41 / 21.05.2013

Bosnja e rrit interesimin për bashkëpunim me Kosovën

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka marr pjesë në takimin rajonal të bizneseve në Tiranë, ku dhe ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.