Abdullah Gul paralajmëron luftën me Sirinë

21:25 / 8.10.2012
Për të gjashtën ditë me radhë, artileria turke granaton Sirinë. Turqit thonë se prapë ishin të detyruar t’i përgjigjen zjarrit që erdhi nga Siria, raporton AP.

"Po vjen skenari më i keq, të cilit të gjithë ne i jemi frikësuar”, ka thënë Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, duke njoftuar mundësinë që mes dy vendeve të shpërthejë lufta.

Ushtria turke është grumbulluar javën e kaluar përgjatë kufirit me Sirinë, pasi në territorin turk u hodhën dy predha. Në ndërkohë, zjarri u shkëmbye disa herë.

"Eskalimi i konfliktit në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Presidenti Gul i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për t’u aktivizuar më ashpër rreth konfliktit të brendshëm në Siri, në mes të kryengritësve dhe regjimit të Bashar al-Assadit.

"Tranzicioni, ndryshimi, duhet të vijë sa më shpejt. Shpresa jonë e vetme është që kjo do të ndodhë para se të derdhet më shumë gjak, para se Siria të shkatërrohet vetë në vete. E rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë hapa më të vendosur dhe më efektivë”, thotë Gul. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.