Abetare mbarëkombëtare në ditën e parë të mësimit
Për rreth 430 mijë nxënës sa ka Kosova, tw hwnwn ka filluar viti i ri shkollor 2012/2013. Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka përuruar objektin e ri të Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë.Ministri Buja ka vizituar edhe shkollën fillore “Ismail Qemaili” në kryeqytet, ku në mënyrë simbolike ka dhuruar edhe Abetaren mbarëkombëtare për disa nxënës.
Ky vit shkollor, po fillon me Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë, të promovuar pak kohë më parë në Prizren. /Telegrafi/