Adoleshenti plagosi me thikë një person
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një adoleshent pasi në grindje e sipër ka plagosur me thikë një person.Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se 16-vjeçari me inicialet Xh. M është vënë në pranga ndërsa për 19-vjeçarin Astrit Kaloti ka nisur procedimi penal.
“Procedimi penal i këtyre shtetasve u bë pasi tek Lumi i Tiranës, në afërsi të Urës së Babrroit, pranë “Kafes së Rremes” pas një konflikti për motive tepër banale mes tyre, shtetasi Xh. M., ka goditur me thikë shtetasin Astrit Kaloti, i cili është dërguar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ky i fundit ka qëlluar me sende të forta shtetasin Xh. M., i cili ka marrë mjekim në urgjencën e spitalit civil”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale dhe hetimore, në cilësinë e provës materiale, 16-vjeçarit me inicialet Xh. M., iu gjet dhe sekuestrua thika me të cilën ka ndodhur ngjarja. /Telegrafi/