Afganistan, protesta të reja për djegien e Kuranit

12:01 / 22.02.2012
Gjatë ditës së dytë të protestave, për shkak të djegies së disa kopjeve të Kuranit në Afganistan, një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur në Kabul dhe Jalalabad.

Të martën, komandanti amerikan në Afganistan, John Allen, kërkoi falje për këto veprime.

“Materialet e mbledhura do të dorëzohen tek autoritetet fetare. Ne po hetojmë incidentin dhe po marrim hapat e duhur që kjo të mos ndodhë kurrë më. Ju premtoj. Kjo ngjarje, gjithsesi, nuk ishte e qëllimshme”, deklaroi Allen.

Zyrtarët amerikanë, sipas BBC-së, mendonin se të burgosurit talebanë po i përdornin librat për të përcjellë mesazhe tek njëri-tjetri dhe mbetjet nga librat e djegur janë gjetur nga disa punëtorë lokalë në Bagram, në rrethinat e Kabulit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
10:27 / 17.05.2012

Spanja rikthehet në recension

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës regjistroi një rënie me 0.3 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.