Agani merr premtime për njohje të shpejta të Kosovës

14:35 / 15.08.2012
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka marr premtime nga përfaqësues të shteteve të Organizatës Islamike se çështja e njohjes së Kosovës do të diskutohet nga këto shtete më seriozisht.

Ministri Agani tha për Radio Kosovën se pret njohje të shpejta nga Egjipti, Algjeria, Tunisi dhe Jemeni.

Agani, i cili po merr pjesë së bashku me ministrin Jagcillar në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik lidhur me gjendjen në Siri, konsideron se prezenca e Kosovës ka qenë e një rëndësie të veçantë duke thënë se kjo situatë është shfrytëzuar mjaft mirë për avancimin e çështjes së Kosovës, rreth njohjeve.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se është takuar edhe me diplomatët e shteteve të Xhibutit, Malit, Sudanit, Marokut, Somalisë e Jordanisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:12 / 25.05.2013
Katy Perry

Katy Perry në lidhje me agjentin e saj

Katy Perry besohet se ka gjetur një romancë të re, dhe ai është agjenti i saj Michael Kives.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:09 / 25.05.2013
Foto: Reuters

Sekreti bankar zviceran i ka ditët e numëruara

Bashkimi Evropian beson se në vit humbasin një miliard euro për shkak të evazionit fiskal. Shumë nga këto para mendohet s...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.