Agani nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

16:52 / 3.10.2012
Me ftesën e Rektorit të Universitetit Nigde, Adnan Goryr dhe kryetarit të Komunës Kale, Qarku Denizli, Republika e Turqisë Ismail Jancirma, ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani realizoi vizitë zyrtare institucioneve qeveritare, akademike, shëndetësore dhe ekonomike të këtyre rajoneve.

Me këtë rast Universiteti Nigde nderoi ministrin Agani me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” dhe nga Kuvendi Komunal i qytetit të lashtë Kale, me titullin “Qytetar Nderi”, për kontributin e tij dhënë ndërtimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë .

Ministri Agani falënderoi institucionet e Republikës së Turqisë për mbështetjen e dhënë pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës si dhe afirmimit të saj të vazhdueshëm ndërkombëtar si dhe e theksoi miqësinë shekullore ndërmjet popujve të dy shteteve me theks të veçantë në rëndësinë e ripërtëritjes së këtyre marrëdhënieve në rrafshin politik dhe ekonomik në vitet e para të pavarësisë së shtetit tonë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.