Agim Çeku i bashkohet PDK-së
Agim Çeku, ministri aktual i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kryetar i Partisë Socialdemokrate, i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës. Burime të sigurta i thanë portalit “Koha.net” se vendimi i tij do të bëhet publik shumë shpejt, pasi të legalizojë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PSDK-së.
Kjo parti, e cila në koalicion me AKR-në u bë pjesë e bashkëqeverisjes në Kosovë, brenda javës do të zgjedhë kryetarin e ri. /Telegrafi/