Ahmadinejad niset për në Mekë

10:40 / 13.08.2012
Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad është nisur për në Arabinë Saudite në prag të fillimit të një samiti të jashtëzakonshëm të Organizatës Islamike për Bashkëpunim që do të mbahet në Mekë, e që ka në fokus konfliktin në Siri.

Teherani dhe Riadi kanë qëndrime të kundërta rreth këtij konflikti, transmeton Evropa e Lirë.

Arabia Saudite mbështet rebelët që po luftojnë për rrëzimin nga pushteti të presidentit, Bashar Al Assad, ndërsa Irani-si aleat i Assadit, ia ka ofruar atij mbështetjen e plotë.

Raportet Arabi Saudite-Iran janë të tensionuara edhe për shkak të dëbimit nga tregu saudit të naftës iraniane si pasojë e sanksioneve të vëna nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Ahmadinejad shfaqi shpresën që “samiti të përqendrohet në rritjen e unitetit dhe uljen e antagonizmit”.

OIB-ja është mekanizmi i dytë islam me 57 anëtarë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:39 / 23.05.2013
Katherine Heigl

Heigl pëlqen jetën në fshat

Katherine Heigl kurrë nuk ka qenë më e lumtur se sa tash që është zhvendosur në Utah me burrin e saj Josh Kelley dhe dy ...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.