Ahmedinejad: Ekzistenca e Izraelit është një fyerje për tërë njerëzimin
Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmedinejad, tha të premten se ekzistenca e Izraelit është një “fyerje për tërë njerëzimin”. Deklarata e tij përbën një nga sulmet më të ashpra deklarative ndaj shtetit hebre dhe vjen në kohën e shtimit të zërave për një sulm të mundshëm nga ana e Izraelit për shkak të programit bërthamor të Teheranit.
Ahmedinejad i bëri komente në Universitetin e Teheranit, njoftoi agjencia e lajmeve AP, transmeton Rel.
Armiqësitë prej dekadash karakterizojnë raportet ndërmjet Iranit dhe Izraelit. Një ditë më parë, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamnei e ka quajtur Izraelin një “tumor kancerogjen” që duhet të zhduket nga faqja e dheut. /Telegrafi/