Ahmedinejad: Sanksionet e perëndimit, qesharake

14:13 / 31.07.2012
Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmedinejad i ka quajtur “qesharake” sanksionet e shteteve perëndimore ndaj sektorit të naftës së vendit.

Komentet e Ahmedinejadit vijnë pasi Kongresi Amerikan ritheksoi të hënën mbështetjen për sanksionet financiare dhe ekonomike ndaj Republikës Islame për shkak të dyshimeve mbi qëllimin e programit bërthamor të vendit.

Duke folur gjatë hapjes së njësisë më të re në një rafineri të naftës në Teheran, ai tha se Irani duhet të shesë më shumë produkte të naftës si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve.

Bashkimi Evropian, që dikur importonte 18 për qind nga produktet e naftës së Iranit, prishi të gjitha kontratat me Teheranin më 1 korrik.

Washingtoni, ndërkaq, po u bën presion edhe vendeve aziatike si Indisë dhe Koresë Jugore që të ndalin importin e naftës iraniane. /Rel/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.