Ahmeti është refuzuar të marrë pjesë në varrimin e Arbën Xhaferit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është refuzuar të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të intelektualit dhe politikanit, njëherësh kryetar nderi i PDSH-së, Arbën Xhaferi.Burime pranë partive politike, thonë se Ahmeti ka marrë përgjigje negative në kërkesën e tij për t’iu bashkëngjitur ceremonisë mortore me sqarimin e vetëm se “nuk është i mirëseardhur”.
“Është njoftuar PDSH-ja ditën kur ka ndërruar jetë z. Xhaferi, se z. Ahmeti shpreh dëshirë të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes në botën tjetër të të ndjerit, por përgjigjja ka qenë negative. Është thënë shkurt, pa sqarime të mëtejshme, se z. Ahmeti nuk është i mirëseardhur ndaj dhe nuk mund të marrë pjesë”, thotë burimi i “Zhurnal”.
Të vetmit zyrtarë të BDI-së të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë deputetët Hajrullah Misini dhe Behixhudin Shehapi. /Telegrafi/