Ahmeti nuk i shkoi Gruevskit në ditëlindjen e VMRO-DPMNE-së

19:02 / 16.06.2012
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nuk ka marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së 22 të partisë maqedonase VMRO-DPMNE, me të cilën është në koalicion qeveritar.

Në festimin e kësaj date të VMRO-DPMNE kanë marrë pjesë antëarë të kreut të BDI-së, si zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri dhe zëvendëskryeministrja për eurointegrime, Teuta Arifi, ministri Nevzat Bejta etj.

Megjithatë Ahmeti nuk e ka parë të udhës që të jetë pjesë në këtë eveniment, ndërsa nga partia e tij nuk ka pasur ndonjë sqarim.

Ndërkaq, kryeministri i Maqedonisë dhe lider i VMRO-DPMNE kishte marrë pjesë më 12 qershor në festimin e përvjetorit të BDI-së dhe kjo ishte vlerësuar lartë, pasi ishte hera e parë që ai merrte pjesë në një eveniment të BDI-së.

Ndryshe, në përvjetorin e VMRO-DPMNE nuk kanë marrë pjesë edhe një numër i madh i liderëve tjerë të partive opozitare politike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.