Ahtisaari vjen të hënën

17:33 / 8.09.2012
Dy ditë para 10 shtatorit, kur përfundon mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës, Kosovapress ka siguruar pjesë të agjendës së aktiviteteve të cilat do të organizohen më 10 dhe 11 shtator në Prishtinë.

Kështu, të hënën presidenti Marti Ahtisaari dhe delegacioni i tij pritet që rreth orës 11:50 të arrijnë në Aeroportin e Prishtinës. Po këtë ditë arrijnë edhe ambasadori Frank Wisner dhe Wolfgang Ischinger.

Ndërsa, nga ora 15:00, Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të mbajë një takim në objektet e Qeverisë së Kosovës.

Sipas agjendës së siguruar, në këtë takim do të marrin pjesë: Ahtisaari, ambasadorët Wisner dhe Ischinger, kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministrat Mimoza Kusari-Lila, Enver Hoxhaj dhe Agim Çeku.

Nga ora 16:00, do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi të shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith, kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentit Ahtisaari. Kurse më vonë, nga ora 16:30, është caktuar seanca solemne e Kuvendi të Republikës së Kosovës, e cila do të hapet nga kryetari Jakup Krasniqi.

Gjatë kësaj seance do të flasin: Piter Feith, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, Ahtisaari dhe ambasadorët Wisner e Ischinger.

Po këtë ditë, presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi, në “Swiss Diamond” do të shtrojnë darkë në të cilën pritet të marrë pjesë edhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fule.

Një ditë më vonë, më 11 shtator, nga ora 9:00 është konferenca ndërkombëtare, “Kapitulli i mbyllur në Ballkan”, e cila mbahet në hotelin “Emerald”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë Jahjaga, Thaçi, Feith, Ahtisaari, Wisner dhe Ischinger, si dhe delegacione të tjera. Sesioni i parë është “Tranzicioni në kohën e globalizimit”, i cila do të moderohet nga profesor Bill Weschler, e në të cilin do të flasin ministri Enver Hoxhaj, Edmon Panariti nga MPJ e Shqipërisë, ish-presidenti Bill Clinton nëpërmjet video-linkut, përfaqësues të ministrisë së punëve të Jashtme të Japonisë, Ganës, Malit të Zi etj.

Fjalimin kryesor në këtë sesion do ta ketë presidenti Marti Ahtisari, i cili do të jetë nga ora 10:45-11:30. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.