AK: Berisha gënjeu Kosovën, e realizoi ëndrrën serbe

13:35 / 18.08.2012
Aleanca Kuqezi ka lëshuar sot akuza në drejtim të kryeministrit lidhur me Portin e Shëngjinit. AK akuzoi Berishën se gënjeu popullin e Kosovës kur u premtoi se ky port do të jetë i kosovarëve.

Deklaratat u bënë nga kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, gjatë një tubimi me pushuesit nga Kosova, të cilët ndodheshin në plazhin e Shëngjinit.

“Kryeministri mashtroi dy milionë shqiptarë të Kosovës. Berisha i premtoi portin e Shëngjinit qeverisë së Kosovës dhe nuk ja dha”, ka thënë Spahiu, raporton BalkanWeb.

Sipas AK, Berisha ia kaloi portin biznesmenit Damir Fazljic duke realizuar kështu ëndrrën serbe për dalje në det.

“Berisha ja premtoi Kosovës por në të vërtetë ia dha Fazljicit, Portin e Shëngjinit. Kryeministri serb e shqiptar realizoi ëndrrën serbe për daljen në Adriatik duke kryer kështu një mision kundër bashkimit kombëtar”. /Telegrafi/
 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.